Lajme

Ekzekutimi i shqiptarit në Spanjë/ Gjendet e djegur makina e autorëve, çfarë u gjet brenda saj

Një javë pas vrasjes së shqiptarit Fatmir A. në Spanjë, policia spanjolle ka gjetur makinën me të cilën është kryer vrasja.

Nga informacionet e dhëna, thuhet se makina është gjetur e djegur poshtë një ure disa kilometra larg vendit ku kishte ndodhur vrasja.

Brenda mjetit të djegur është gjetur gjithashtu edhe arma e krimit, tip pistoletë.

Nga ana tjetër, dyshohet se autorët kanë përdorur një tjetër makinë për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Burimet nga policia i mëshojnë faktit se shqiptari Fatmir A. është ekzekutuar për hakmarrje.

Në vitin 2008, në Spanjë ai kishte vrarë një 26-vjeçar shqiptar të quajtur Alfons C. dhe në atë kohë, u dënua me 6 vite burg.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: