Ekzekutorët 19-vjeçarit Erjon Xhenja në Shkodër mbeten të lirë në arrati. Në këto kushte, grupi hetimor është përqëndruar tek provat materiale të siguruara në vendngjarje për të zbardhur vrasjen e të riut.

Ekzekutorët 19-vjeçarit Erjon Xhenja në Shkodër mbeten të lirë në arrati.

Ata erdhën në vendngjarje me motor, ndërsa mësohet se janë filmuar nga një kamera sigurie, por pamjet nuk ndihmojnë në identifikim, pasi ishin të maskuar dhe të veshur me të zeza.

Mbrëmjen e 18 shtatorit 2022, pasi lanë të vdekur me 5 plumba në trup 19 vjeçarin në mes të lokalit ku po qëndronte, autorët u larguan me shpejtësi në rrugica, dogjën mjetin me të cilin udhëtonin dhe humbën gjurmët.

Në këto kushte, grupi hetimor është përqëndruar tek provat materiale të siguruara në vendngjarje për të zbardhur vrasjen e të riut.

Ekspertët mësohet se po kqyrin me kujdes armën pistoletë me të cilën u ekzekutua Erjon Xhenja dhe motorin ata lëvizën që u gjetën të djegura në Lagjen “Guerrile”.

Shpresat janë për ndonjë gabim të mundshëm të autorëve që mund të kenë lënë gjurmë, që më pas mund të çojë në identifikimin e tyre.

Por zjarri dëmton gjurmët biologjike, ndaj djegia e mjeteve është kthyer në skemë e zakonshme pas ngjarjeve të rënda kriminale.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se hetimet janë shtrirë në disa pista, me të cilave konfliktet e kushërinjve, dhe e dyta përfshirja e tij e mundshme në ngjarje.

Pistën e parë e mbështet edhe dëshmia e të atit të 19 vjeçarit, i cili mësohet të ketë deklaruar se veç çështjeve të nipërve, ata nuk kanë konflikte të tjera.

Ndërsa për dyshimin se vetë i riu mund të jetë përfshirë në aktivitete criminal, nuk ka prova konkrete, pasi zyrtarisht Ai ishte me dosje të pastër.

Ekzekutimi i Erjon Xhenjes, shtohet kështu në listën e policisë së Shkodrës si vrasja e 6 pa autor në vitin 2022.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.