Një 48-vjeçar me origjinë shqiptare ka përfunduar në spital me lëndime të rënda trupore, pasi ishte përfshirë në një sherr me disa persona të tjerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, 14 shtator, në Herakleio të Kretës Greqi.

Mediet lokale raportojnë se shqiptari është dërguar me ambulancë në spital.

Policia po punon për zbardhjen e shkakut të konfliktit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *