Lajme

EMRAT/ Tiranë, arrestohen babë e bir që falsifikonin produkte ushqimore në bodrum

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Tiranës për falsifikim të produkteve ushqimore. Nga operacioni i koduar “Kimisti”, u arrestuan Fabian Gero 55 vjeç dhe Arnold Gero 21 vjeç.

Ata kishin modifikuar ambientet e një bodrumi për prodhimin e artikujve të ndryshme ushqimore, duke përdorur amballazhime të përdorura si dhe duke falsifikuar etiketa të firmave të ndryshme të prodhimeve vendase.

Si rezultat i këtij operacioni, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1. Një automjet tip Volkswagen.

2. 270 shishe plastike 1.5 kg me mbishkrimin Vaj sallate Himara dhe vaj ulliri Himara

3. 150 l vaj ulliri i hapur pa etikete.

4. Arome vaj ulliri 40 kg.

5. 700 shishe qelqi të mbushura me salcë domatesh me mbishkrimin Fagero.

6. Një thes 20 kg i hapur i mbushur me lëndë Sode Kaustike

7.  90 kg me lëndë kimike (përdoret për prodhimin e pijeve alkoolike),

8. 3 shishe qelqi 1 l me lëndë Acid Nitrik

9.Sapuna me ngjyrë  700 copë

10. Një bidon 1l alkool Izopropilik

11. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero Leng Domate Passata

12. Etiketa Stampa me mbishkrimin Fagero salc Domate me ereza

13. Etiketa stampa Vaj sallate Himara, Vaj ulliri Himara dhe

14.Etiketa stampa Vaj ulliri Himara si dhe etiketa vaj extra vergine

15.Pajisje që shërbenin për prodhime të ndryshme.syri

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: