Një 30-vjeçar i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë dhe i dënuar me 13 vite burg, është vënë në pranga ditën e sotme në Shkodër.

Ardit Brahimi, banues në fshatin Trush të Shkodërs , në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.

shtetas të tjerë të shpallur në kërkim, 2 për kultivim të bimëve narkotike dhe 1 për mashtrim.

Nga strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit “Four”, u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Ardit Brahimi, 30 vjeç, banues në fshatin Trush, Shkodër.

Gjykata e Apelit Shkodër, me vendimin e formës së prerë, të datës 28.04.2022 e ka dënuar këtë shtetas, me 13 vjet burgim, për veprat penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Ky shtetas, në maj të vitit 2018, ka tentuar të vrasë me armë zjarri shtetasin E. S., 47 vjeç, banues në Vau i Dejës.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.