Lajme

Eurodeputeti Fleckenstein: Gjermania do të thotë “Po”, Franca ka rezerva, refugjatët nuk janë kusht

Finalja e debatit disajavor po afron dhe socialdemokrati gjerman nuk e thotë dot saktësisht nëse negociatat do të hapen apo jo, por e pohon se diskutimi vazhdon pasi ka rezerva, sidomos nga pala franceze, e cila i mëshon idesë se BE-ja duhet të reformohet një herë vet, pastaj të mendojë zgjerimin e mëtejshëm.

Por, eurodeputeti Fleckenstein pohon se ka sinjale shumë të qarta nga zyra e Kancelares se, Gjermania do të thotë një “po” të qartë për bisedimet e anëtarësimit.

Nuk jepen negociata me vënie kushtesh për kampe refugjatësh, do të ishte e padrejtë. Nëse do të flitet për kushte, ato do të lidheshin me procesin e vettingut dhe nevojën për të treguar se ai do të vazhdojë dhe se Reforma në Drejtësi nuk po bëhet vetëm për të marrë ‘dritën jeshile’ të çeljes së negociatave”. – tha në një intervistë për “Deutsche Welle”-n, raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: