Te gjithaTeknologji

Facebook na surprizon me dy risi, do lançohen në 2018-ën

Mendoni se gjatë kësaj kohe Facebook ka “fjetur gjumë”? Aspak, çdo minutë është në funksion për një kërkim të ri, që pritet të lançohet në korrik të vitit 2018. Së shpejti Facebook do të lançojë dy risi që deri më tani nuk i kishit parë. Bëhet fjalë për Alohan dhe Fionën.

Aloha dhe Fiona do të jenë dy folëset dhe dëgjueset e zgjuara. Sipas informacioneve të shpërndara në faqen Digi Times, Aloha dhe Fiona do të vijnë me ekranet e ndjeshme në prekje me diagonalet 15 inç dhe ofrojnë video dhe veçori të tjera të shumta të rrjeteve sociale.

Thuhet se modeli Aloha është me i sofistikuar se Fiona, pavarësisht se të dyja modelet janë dizejnuar nga laboratori hardwere i Facebook në Building 8. Aloha pritet të jetë më i shtrenjtë dhe mund të shitet nën emrin Portal. Thuhet se do të vijë me tiparin e njohjes së zërit dhe fytyrës për të identifikuar përdoruesit dhe do të ketë një kamer frontale me një lente me kënd të gjerë.

Facebook thuhet gjithashtu se ka bërë partneritet me Sony dhe Universal Music, për të përfshirë një lloj funksioni muzikor në pajisje.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: