Një 69-vjeçar me inicialet S.O. është arrestuar ditën e sotme në Sarandë, pasi dyshohet se ka falsifikuar, dokumentet e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil.

Njoftimi:

Ditën e sotme, më datë 22.09.2022, në kuadër të veprimeve hetimore të kryera nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, është arrestuar shtetasi me iniciale S. O., i dyshuar për veprën penale parashikuar nga neni 186/2 i K.Penal.

Sipas të dhënave të deritanishme, ka dyshime se ky shtetas ka falsifikuar dokumentat e pronësisë për përfitimin në mënyrë të padrejtë të një sipërfaqe toke prej 4950 m2, ndodhur në Kasmil, Sarandë.

Në lidhje me këtë pasuri, organi i akuzes ka kërkuar sekuestron preventive, e cila është pranuar me vendim gjyqësor nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.