SportTe gjitha

Finalja e historisë, rekordeve dhe stileve (Foto)

Nëse finalja e Champions League do të ishte një hotel luksoz, futbollistët e Real Madrid do të trajtoheshin si klientela më e zakonshme, duke qenë se në pesë vitet e fundit kanë shkuar katër herë deri në fund të veprimtarisë prestigjioze. Për lojtarët e Liverpool do të ishte një rifreskim i memories duke qenë se kanë munguar prej rreth 10 vitesh. Asnjë nga “të kuqtë”, me përjashtim të trajneri Klopp nuk ka shkuar kurrë kaq larg. Kiev, 26 maj 2018, ora 20:45, do të zbresë në fushë 17 trofe të Champions League, 12 të spanjollëve dhe pesë të anglezëve, diçka që nuk ndodh çdo ditë.

Image result for spain italy 4-0

Hija e kuqe – “Olimpiyskiy” është një stadium që do të kujtohet gjithmonë nga Spanja, pasi fitoi kampionatin europian 2012, duke mposhtur 4-0 Italinë në finale, me Iker Casillas që në 10 minutat e fundit kërkonte mëshirë për kundërshtarin. Nesër në mbrëmje nuk do të ketë italianë në fushë, gjithsesi Serie A e ka fituar Champions League 12 herë, aq sa Premier League, pesë herë më pak se La Liga, që kryeson me 17 trofe.

Image result for zinedine zidane champions league

Të ndryshëm dhe fitues – Do të jetë një përballje edhe stilesh, mes Real madrid dhe Liverpool. Zidane nuk është eliminuar kurrë në Champions League, që kur është ulur në stolin e “Los Blancos”. Rrezikoi seriozisht kundër Juventus dhe Bayern, por ja tek është në finalen e tretë radhazi. Për t’ia dalë mbanë, “Zizu” ka ndryshuar vendosjen nga 4-3-1-2 në 4-4-2. Klopp është besnik i 4-3-3 dhe ka shkuar në Ukrainë pa u dridhur, duke eliminuar bindshëm Manchester City dhe Roma. “Të kuqtë” bazohen te tredhëmbëshi i 29 golave: nga 10 gola për Salah e Firmino, 9 për Mane. Një makineri golash që fsheh disa probleme në prapavijë.

Image result for salah mane firmino

Për historinë –  “CR7” dhe shokët e tij duan ta mbyllin sezonin ashtu si e nisën, duke mposhtur një ekip anglez në një finale europiane, pasi fituan ndaj Manchester United në Superkupën e Europës. Por kujdes, Real ka fituar 12 nga 15 finalet që ka luajtur në Champions League dhe padyshim është skuadra që askush nuk do ta ketë përballë në ndeshjet direkte. Gjithsesi, kur “merengues” janë ndeshur me “të kuqtë”, Liverpool u shpall kampion i Europës. Ishte 27 maji i vitit 1981 dhe finalja u vendos me golin e një mbrojtësi të djathtë, Alan Kennedy. “Be careful, Zizou!”.

Image result for real madrid liverpool

Formacionet e mundshme:

Real Madrid: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Modric, Casemiro, Kroos, Asensio; Bale (Benzema), Ronaldo.

Liverpool: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum (Lallana), Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mane

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: