KultureTe gjitha

Flamingot në Lagunën e Nartës

Flamingot në Lagunën e Nartës .
Foto: “Axhushi”

Në një hapësirë të cekët uji, qindra Flamingo mblidhen së bashku si një grup baleti uji. Të gjithë pastrojnë puplat e tyre rozë duke qëndruar me një këmbë në diell për orë të tëra. Madje me një këmbë ata edhe flenë.

Fotografia e Gjashtë Plus Një Vlora Televizion

Është një kureshtje e vërtetë se pse Flamingot rrinë kaq gjatë me një këmbë. Ka shumë teori dhe përshtypje në lidhje me këtë. Është një aftësi e jashtëzakonshme e tyre duke marrë parasysh se këmbët e tyre janë shumë të holla dhe më të gjata se trupi dhe pjesa më e madhe e peshës së tyre është e orientuar horizontalisht.

Fotografia e Gjashtë Plus Një Vlora Televizion

Shumë zogj këmbë-gjatë kanë aftësi të qëndrojnë në një këmbë dhe Flamingot janë ndër zogjtë më këmbë-gjatë të ujit. Gjatësia e tyre shkon nga 81 deri ne 130 cm por pasha e tyre trupore është e vogël alo shkon nga 2-3,6 kg.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: