SportTe gjitha

Flamurtari kërkon gjysmë finalen e kupës së Shqipërisë

Flamurtari kërkon gjysmë finalen e kupës së Shqipërisë. Vlonjatët shkojnë me një avantazh me rezultatin 1-0 të arritur në ndeshjen e parë, megjithëse parashikohet një përballje shume të vështirë.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes traineri i Flamurtarit, Shpëtim Duro, ka theksuar se synimi kryesor mbetet rezultati pozitiv dhe vijueshmëria e performancës pozitive të skuadrës. Për Duron përballja me Partizanin mbetet një përballje e vështirë, ndaj një gol do të mjaftonte për të prekur kualifikimin në cerekfinale.

“Natyrisht që dhe në ndeshjen e parë synimi ishtë të mos pesonim golrezultat ky që e arritëm cka e arritëm. Ne nuk ka interesojnë objektivat e kundërshtarit , ne kemi objektivat tona.”-tha Duro.

Flamurtari do të ketë vetëm një mungesë në ndeshjen e së mërkurës në Tiranë , brazilianin Juffo. Sakaq, në fushë do të rikthehen Sidibe dhe Bicaj Pritet që formacioni titullar të ketë ndryshime ndrsa pritet qe formacioni titullar te kete ndryshime, në ndryshim nga formacioni që luajti përballë Koçës.

Duro nuk ka lënë pa komentuar as gjyqtarët, -“Nuk i heq asnjë presje asaj cfarë kam deklaruar për gjyqtarin Hamiti, kur është i njëjti person që arbitron sa herë Flamurtari luan me Kukësin. Jo të gjithë gjyqtarët janë njësoj”- ka theksuar Duro. Flamurtari-Partizani do të  luhet të mërkurën në orën 17.00 në kryeqytet.

Show More

Related Articles

%d bloggers like this: