SportTe gjitha

Flamurtari në 1000 m mbi nivelin e detit

Është hera e parë që një skuadër nga Shqipëria do të zhvillojë një pjesë të përgatitjes fizike në një nga vendet më të preferuara të superligës greke. Në qendër të Greqisë në lartësinë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit, në qytetin e Karpenisit ku temperaturat në krahasim me qytetet e tjera janë pothuajse 10 gradë më të ulëta sidomos tani në stinën e verës. Është një nga pesë vendet më të pastërta të atmosferës në Europë sipas vlerësimeve të UNESCO-s. Ndodhet rreth 200 km larg qytetit të Janinës dhe 80 km nga qyteti i Artës,Agrinjos dhe i Lamisë.

Edhe këtë vitë pothuajse gjysma e skuadrave greke të superleague kanë zhvilluar pregatitjen intensive fizike në këtë qytet. Flamurtarit do ti krijohet mundësia me disa nga këto skuadra të zhvillojë edhe ndeshje miqësore.

Karpenisi jo vetëm këtë vit, por gjatë dy dekatave të fundit është kthyer në një nga qendrat kryesore për pregatitjen intensive fizike të shumë skuadrave vendase por edhe të huaja. Jo vetëm në sportin e futbollit por edhe në shumë të tjera kërkersat janë gjithnjë e në rritje. Skuadra me emër nga Rusia,Jordania, Egjypti, Katari, Izraeli,Filipines, Italia e mjaft të tjera kanë shijuar klimën dhe kushtet e përshtatëshme për të zhvilluar një pregatitje fizike sa më cilësore.

Loading…


Flamurtari do të qëndrojë në një nga hotelet më elitar të qytetit i cili disponon terenet nga më të mirat për përgatitjen fizike. Gushtin e kaluar resorti turistik kishte pritur ekipin egjyptian të Wadi Degla. Ambjentet sportive dhe fusha e futbollit ndodhen në mes të një pylli të dendur me pisha , në vendin e quajtur Qefalovrisi historik. Këtu Flamurtari do të japë ‘’betejën’’ më të fortë për sezonin e ri futbollistik. Historiciteti i këtij vendi ka lidhje edhe me një betejë tjetër të zhvilluar në gusht të vitit 1823, kur heroi kombëtar i revolucionit Grek Marko Boçari mori vendimin për të ndaluar kalimin e ushtrisë turke nga Karpenisi në drejtim të Mesolojit. Mustafa Pashë Bushatlliu-Shkodra, kishte ngritur kampin e tij pikërisht në vendin e quajtur Qefalovrisi ku pësoi humbje të konsiderueshme. Por fitorja e grekëve u zbeh nga flijimi në këtë betejë të Heroit Kombëtar të Revolucionit Grekë, Marko Boçari…Në këtë vend ndodhet edhe një përkujtimore për nder të heroit.

Ardhja e ekipit vlonjat është pritur me mjaft interes jo vetëm nga njerëzit që u ofrojnë akomodimin e skuadrës, Avaris Hotel, por edhe nga përfaqësuesit dhe drejtuesit Bashkiak të qytetit. Për superleaguen greke ndoshta do të shërbejë si një ‘’dritare’’ për të shkëmbyer dhe për të ‘’matur’’ forcat për sezonin e ri futbollistik me një skuadër të rrëndësishme nga Shqipëria.

Traineri Ilir Daja dhe ndihmësi i tij Ardian Mema pas një udhëtimi të gjatë, sot në orët e mbasdites ju futën punës për inspektimin dhe njohjen me terenet sportive sidomos nga ana cilësore e tyre.

Shumë nga futbollistët shqiptarë, ndër vite, që janë aktivizuar në skuadrat greke kanë kaluar një pjesë të rrëndësishme të përgatitjes fizike në qytetin e Karpenisit. Këtu mund të veçojmë disa emri, Millo, Bushi, Strakosha, Gurma, Vangjeli, Haxhi,Beqaj, Lila e shumë e shumë të tjerë…

Në qytetin e Karpenisit ndodhet një nga qendrat më të mëdha dhe të rrëndësishme të sportit të skive me pista dhe ambjente bashkëkohor. Gjithashtu është mjaft i dëgjuar për sa i përket turizmit malor dhe elitar.

Pirro Naçi

Loading…


Show More

Related Articles

%d bloggers like this: