Parku Kombëtar i Butrintit, nga më të rëndësishmit parqe arkeologjike në vend, rrethohet nga një natyrë mbresëlënëse dhe një florë e pasur.

Në një postim të fundit, në rrjetet sociale të Parkut të Butrintit, vihet theksi tek bukuritë natyrore, të sjella edhe në një set fotografik.

Kodrat e Sotirës formojnë anën juglindore të gadishullit të Ksamilit dhe bregun jugperëndimor të liqenit të Butrintit. Nga pika më e lartë e Sotirës, shikimi arrin pamjen e plotë të liqenit të Butrintit, deri në malin e Milesë në lindje dhe detin Jon e Korfuzin në perëndim.

Një pjesë e kodrave mbulohet nga lisi dhe frashëri, ndërsa bimësia tipike është makia mesdhetare. Këto kodra janë habitat i shumë kafshëve, shpendëve dhe insekteve.

Më herët Parku publikoi dhe shifrat e vizitorëve të muajit gusht, sipas të cilave del që gushti është muaji me lëvizjen më të lartë të turistëve, me 21 745 vizitorë.

4560 ose 26.5% vizitorë më shumë se gushti i një viti më parë. E përkthyer në të ardhura, shifra arriti në 3,121,800 lekë, nga biletat më shumë se viti i shkuar. 8-mujori i Parkut Kombëtar të Butrintit solli 56363 vizitorë, të cilët gjeneruan të ardhura me vlerë 44% më shumë se ato të vitit 2021.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *