Korçë/- Mjeti përplas një karrocë që tërhiqej nga një kafshë në Korçë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:50, në aksin rrugor Korçë-Voskopjë, pranë fshatit Goskovë.

E. Q., duke drejtuar mjetin “Ford”, është përplasur me një karrocë që tërhiqej nga një kafshë dore.

Për pasojë ka marrë dëmtime L. Z., që përdorte karrocën dhe M. K., që ndodhej në karrocë, të cilët u dërguan në Spitalin e Korçës dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit tip “Ford”,E. Q., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.