Qendra e Kontrollit Teknik të Automjeteve Vlorë, falë investimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimit të Transport Rrugor (DPSHTRR) është transformuar tërësisht me një pamje të re dhe kushte optimale shërbimi për qytetarët.

Zv.kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës, Belinda Balluku publikoi sot pamje nga Qendra e Kontrollit Teknik të Automjeteve Vlorë, që tregojnë qartë ndryshimin mes asaj që ishte dhe transfomimit pas investimit në këtë qendër.

“Mirëmëngjes, me këto pamje që tregojnë qartë ndryshimin mes asaj që gjetëm dhe punës së bërë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Balluku.
Tashmë Qendra e Kontrollit Teknik të Automjeteve Vlorë është një hapësirë e transformuar rrënjësisht që sot ofron kushte dhe ambiente dinjitoze për drejtuesit e automjeteve dhe punonjësit.

Ky investim i DPSHTRR-së, është një tjetër provë e ndryshimit mes asaj që ishte dhe çfarë po bëhet për të përmirësuar cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve./ATSH

 

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *