Panorama.al ka siguruar foton e 24-vjeçarit Xhanelo Tarja, i riu i dyshuar si autori i vrasjes së 41-vjeçarit Klodian Bakiaj pasditen e sotme në Sarandë.

Mësohet se i riu është shpallur në kërkim nga policia ndërkohë që po punohet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

I riu nga Laçi punonte si kamerier në një lokal ndërsa dyshimet janë se sherri mes dy personave ka ndodhur për shkak të parkimit.

Pasi është qëlluar me thikë, Bakiaj është transportuar për në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore por nuk ka mundur t’u mbijetojë dot plagëve.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.