KultureTe gjitha

Gashi ngushëllon familjen Çeliku

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit Kujtim Gashi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes së Rexhep Çelikut, pjesëtar i Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve shqipe i cili ka ndërruar jetë sot.

Sipas Gashit kultura shqiptare ka përjetuar një humbje tepër të madhe dhe të pazëvendësueshme në fushën e koreografisë.

Telegrami i ngushëllimit i ministrit Gashi:

E nderuara familje Çeliku,

Të nderuar kolegë të Ansamblit Popullor të Këngëve dhe Valleve dhe të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit,

Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Ikonës së valles shqipe, Mjeshtrit të Madh dhe Nderit të Kombit, Rexhep Çeliku

Kultura shqiptare anekënd ku frymohet shqip, ka përjetuar një humbje tepër të madhe dhe të pazëvendësueshme në tërësi veçanërisht në fushën e koreografisë.

Nëpërmjet këtij telegrami më lejoni të shpreh ngushëllimet e mia të thella, në emër të Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dhe në emrin tim personal.

Me angazhimin e tij, me shkëlqimin e tij kur ka fluturuar në skenë, Rexhep Çeliku do të mbetet i paharruar ndër ne për vallet e shumta dhe koreografinë që ka përcjellë dhe me të cilën jemi rritur.

Rexhepi ka qenë i të gjithë shqiptarëve, ka qenë krenaria kombëtare dhe ne jemi mburrur më të. Njëjtë, ndjejmë edhe dhimbjen për shkuarjen e tij në amshim.

Ne e kujtojmë me pietet dhe respekt angazhimin dhe kontributin e tij të çmuar i cili do të mbetet vlerë dhe orientim për gjeneratat të tëra. Dhe i tillë do të jetë përgjithmonë, gjithnjë përderisa përmendet dhe luhet vallja shqipe. Gjithnjë përderisa kujtohen dhe nderohen legjendat!

Pusho në paqe artist i madh!

Sinqerisht,

Kujtim Gashi

Ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: