LajmeSport

Gati sa nuk humbi jetën në fushë, Flamurtari sqaron gjendjen e lojtarit

Një incident gjatë ndeshjes Flamurtari-Kastrioti bëri që mbrojtësi i vlonjatëve të rrezikonte seriozisht jetën.

Christian Saghi u godit keq nga sulmuesi i krutanve Charles Atsina dhe u detyrua të lërë me urgjencë fushën e lojës për t’u transferuar tek spitali i Vlorës.

Lojtari përfundoi me fraktura në hundë dhe me shumë gjasa mund t’i nënshtrohet operacionit.

Por përtej kësaj gjendje të futbollistit, klubi i Flamurtarit u akuzua se nuk kishte mjek,që pas largimit të Ardi Llukës.

Siç thuhet tek klubi vlonjat ishin vetëm fizioterapistët, të cilët nuk mund të merren me raste të tilla të ndërlikuara.

Por pas këtyre lajmeve ka reaguar klubi vlonjat.

Nëpërmjet një deklarate ata shkruajnë:

“Flamurtari Football Club, duke marrë shkas nga lajmet e publikuara në shtypin e shkruar, shpreh indinjatën e thellë për shpifjet e vazhdueshme dhe dashakeqe. Në lidhje me problemin e stafit mjekësor të klubit tonë kërkojmë të bëjmë me dije se:
Eshtë ofruar z.Luan Xhelilaj, me një ekperiencë shumë të madhe në dhënien e ndihmës së parë, siç rezultoi edhe në rastin e dëmtimit të mbrojtësit Cristian Sirghi. Gjithashtu, kërkojmë të informojmë opinionin publik dhe më gjerë se z.Luan Xhelilaj nuk është dërguar nga spitali i Vlorës për të asistuar në ndeshje, por është i regjistruar në protokollin e ndeshjes nga fillimi deri në fund të saj.
Falë aftësive të tij dhe të fizioterapistit Oltjon Isai, situata e krijuar u zgjidh shumë shpejt dhe në mënyrë profesionale.”
Mbrojtësi qëndroi disa orë në spitalin e Vlorës dhe nuk do të jetë i gatshëm të paktën për 10 ditë.

Pas kësaj periudhe ai do të rikthehet nën urdhrat e trajnerit Daja, por duke mbajtur një maskë në fytyrë.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: