KultureKuzhina

Gatuaj dhe fito, mbrëmje kulinarie gjermano-shqiptare në Tiranë

Në kuadër të aktiviteteve të Tetorit gjerman, Ambasada e Gjermanisë ka organizuar një mbrëmje kulinarie.

Kuzhinierët e slow-food-it Luka Lübke (Bremen, Gjermani) dhe Bledar Kola (Shqipëri) do të prezantojnë në publik kuzhinën bashkëkohore dhe autentike gjermane dhe shqiptare. Në këtë mbrëmje gatimi të përbashkët në Restorant Mullixhiu pjesëmarrësit mund të përjetojnë me të gjitha shqisat rezultatet e bashkëpunimit kulinar gjermano-shqiptar.

Mënyra e përzgjedhjes së pjesëmarrësve është të dërgojnë një selfie të gatimit të preferuar shqiptar të gatuar nga vetë ata, një tekst në anglisht dhe numrin e celularit deri sonte, ora 22:00 në adresen (slowfood_alb@gmx.de). Më pas ne së bashku me kuzhinierët do të përzgjidhen fituesit dhe do të njoftohen deri të dielën në orën 12:00.

Kuzhinierët gjermano-shqiptare Luka Lübke dhe Chef Bledar Kola do të prezantojnë kuzhinë autentike gjermane dhe shqiptare.

Loading…

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: