Një makinë e tipit “Alfa Romeo” e cila ishte grabitur dy vite më parë në Kavajë është sekuestruar nga policia në një servis në Elbasan.

Policia në Elbasan ushtroi kontroll në lagjen Emin Matraxhiu, në servisin në pronësi të shtetasit F. Ç, 64 vjeç, me qëllim kapjen e personit të kërkuar F. Ç. (djali i 64-vjeçarit).

Gjatë kontrollit të ushtruar në servisin e babait të F.Ç, u gjetën dhe u sekuestruan, një automjet tip “Alfa Romeo”, pa targa, i cili rezulton i vjedhur në Kavajë, më datë 18.04.2019. Në brendësi të automjetit u gjetën 2 targa, të cilat gjithashtu rezultojnë të vjedhura në Elbasan, më datë 29.06.2020, fishekë luftarakë dhe 1 aparat celular.

Ndërsa në ambientet e servisit, shërbimet e Policisë gjetën një kapele me stemën e Policisë, si dhe një këllëf për mbajtjen e armëve të zjarrit.

Policia shpalli në kërkim pronarin e servisit, shtetasit F. Ç., për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, “Mbajtja pa të drejtë e uniformës” dhe “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” dhe vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për lokalizimin dhe kapjen e 64-vjeçarit.

Nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan dhe SPAK, vijon puna për dokumentimin e veprave penale të grupeve kriminale.”

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.