Një trup i pajetë është gjetur mëngjesin e të hënës pranë fushës së rrugës Thivon-Mourikiou, Greqi dhe autoritetet thonë se i përket një shqiptari.

Në pantallonat e tij u gjetën disa dokumente personale të cilat mund të ndihmojnë në identifikimin e viktimës, emri i së cilës ende nuk bëhet i ditur.

Megjithatë, mediat greke shkruajnë se dokumentet i përkasin një shtetasi shqiptar me të kaluar kriminale, por do të duhet të kryhet një ekzaminim antropologjik dhe materiali gjenetik i mbledhur nga trupi të krahasohet me atë të regjistruar në bankën e ADN-së së Republikës së Greqisë.

Dyshimet janë se viktima, e cila u gjet në një distancë prej 8 metrash nga rruga ishte viktimë e një vepre kriminale, shkruan media greke.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.