Lajme

Gjermani, goditet grupi që pajiste shqiptarë me dokumente false italiane

Policia Federale dhe Doganat gjermane kanë goditur një rrjet të kontrabandimit të emigrantëve në Stralsund, rrjet i cili vepronte në kantonin Mecklenburg-Vorpommern.

Dy italianë janë vendosur nën akuzë si të dyshuar që kanë kontrabanduar për disa muaj shqiptarë, duke u nxjerrë dokumente të falsifikuara sikur janë italianë, tha një zëdhënëse e Policisë Federale në Stralsund të martën.

Sfondi është se shqiptarët si shtetas jo të BE-së nuk mund të punojnë lehtë në Gjermani. Pjesëmarrësit janë kryesisht aktivë në industrinë e hotelerisë.

Supozohet se struktura të ngjashme bandat ka edhe në zona të tjera të Gjermanisë.

Pas disa muajsh hetime, katër apartamente në Stralsund u kontrolluan të hënën dhe u siguruan dëshmitë.

Atje janë gjetur kompjutera, një patentë shoferi false dhe të holla, ndërsa vlerësimi i provave vazhdon.

Sipas hetimit, të dyshuarit 52 dhe 65 vjeçarë kishin marrë dokumente qeveritare nga Italia që duhej të shkatërroheshin.

65-vjeçari u gjet në Stralsund, ndërsa 52-vjeçari ishte larguar nga Gjermania./Ora News.tv

Show More

Related Articles