Lajme

Gjermania urdhëron tërheqjen e 774.000 Mercedesëve në gjithë Evropën

Ministri gjerman i Transporteve urdhëroi sot tërheqjen e menjëhershme në të gjithë Europën të 774.000 automjeteve të prodhuara nga Mercedes-Benz, të pajisura me aparatura që mashtrojnë mbi nivelin e ndotjes.

“Daimler njoftoi se do të procedojë sa më shpejtë të jetë e mundur, në bashkëpunim transparent me autoritetet për të garantuar që sistemet e kundërshtuara nga qeveria të hiqen”, – njoftoi ministri gjerman i Transporteve, Andreas Scheuer në një komunikatë, në përfundim të një takimi me kreun e grupit, Dieter Zetsche.


Daimler konfirmoi këtë tërheqje në një komunikatë, duke u shprehur se “kërkon të qartësojë çështjet ligjore të lidhura me këtë procedurë të një madhësia të jashtëzakonshme”, përcjell Atsh.

Modelet kryesore që preken janë furgonët “Mercedes Vito” dhe modeli SUV “class GLC” dhe modeli “class C”, nga të cilat 238 000 lëvizin në Gjermani/njekomn

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: