Detaje të reja janë zbuluar rreth ngjarjes tragjike në Chania të Greqisë, Kretë, ku shqiptari 35 vjeçar ka humbur jetën nga prerja e fytit me sharrë elektrike.

Sipas mediave greke, ngjarja e rëndë ndodhi pas orës 11 të mëngjesit dhe u dëshmua nga shoku i viktimës dhe bashkëshortja e tij, të cilët u përballën me pamje shokuese.

Ata njoftuan menjëherë autoritetet, të cilët mbërritën në vendngjarje së bashku me ekipin e shpëtimit.

Sipas vlerësimeve të para të mjekut, si dhe dëshmive të bashkëshortes dhe shokut të tij, 35-vjeçari fatkeq – i cili mësohet të ketë qenë babai i dy fëmijëve – ka qenë duke krasitur ullinjtë me sharrë elektrike, por humbi kontrollin, gjë që i shkaktoi vdekjen vetëm pak momente më vonë.

Vdekja e menjëhershme bëri që ekipet e shpëtimit të mos arrinin të ofronin asnjë ndihmë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *