Një turiste australiane është dëmtuar aksidentalisht në Himarë.

Policia thotë se sot rreth orës 17:45, pas marrjes së një telefonate në sallën Operative Himarë, se një shtetase në vendin e quajtur “Gjiri i Filikurit”, ishte dëmtuar aksidentalisht në plazhin ku ishte duke pushuar dhe kërkonte ndihmë mjekësore, shërbimet e Policisë Kufitare Himarë kanë kaluar menjëherë dhe kanë bërë të mundur dhënien e parë të ndihmës mjekësore si dhe transportin e shtetases australiane K. S., 22 vjeçe, në Portin e Himarës dhe më pas me autoambulancë për në spitalin e Himarës.

22-vjeçarja aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Oa News mëson se 22-vjeçares i është shkëputur një pjesë shkëmbi ndërsa lahej duke marrë dëmtime në kokë dhe dorë.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.