OpinionTe gjitha

Historia e një cobani në Vlorë, su bë dot mësues, po mëson bagëtinë…

Gazetarja Hoxha ka postuar në Facebook, historinë e kushëririt të saj të rritur jetim, një djalë brilant, por fatkeq i cili edhe pse u diplomuar në gjuhë letërsi, dhe ëndrra e tij ishte të bëhej mësues i njerëve, fati e deshi që ai sot të jetë çoban.

Une kam vite qe mbush syte me lote. Nga pamundesia e nje njeriu qe une e dua fort, por nuk e ndihmoj dot. Kurre skam bere nje telefonate. Kurre si kam thene kurrkujt. Pavaresisht se ime me sa here e perdite me thote ” ndihmoje Ajetin , eshte rritur jetim bijo, mbaroi shkollen dhe eshte pa pune”. Ajeti u diplomua per gjuhe letersi. Sa bukur qe shkruan. I mjeri sa lexon. Kush nuk e njeh,kujton se jeton ne ajer. Por Ajeti nuk gjeti dot pune si mesues.Askund.Dhe ka perfunduar coban ne nje fshat te Vlores.

U diplomua me shkeputje nga puna, eshte biri i nje mesuesi te forte qe na jepte biologjine dikur dhe qe akoma e mbaj mend pasionin e tij per mesimdhenien.Nderroi jete nga kanceri, ai i rriti femijet pa nenen e tyre.Nena e tyre ishte tezja ime.Ajeti eshte kusheriri im . Atij duhet t’i jepte dikush nje shans.Shteti ndoshta.Po crendesi ka , Ajeti sot eshte mesues i bagetive dhe jo i njerezve.
Gezuar 7 marsin profesor Nuro, Luftar dhe Koleka. Me mesuat dicka qe qenka shume e dhimbshme , si ta them te verteten dhe si mos te hesht. Faleminderit! Nga Anila Hoxha, gazetare

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: