Gjykata e Sarandës ka vendosur pas mesditës së sotme masën e sigurisē “Arrest në burg” 40-vjeçarin, Armando Hako dhe 29-vjeçarin Enrik Proda, ndërsa ka lënë të lirë 57-vjeçarin Sinan Proda.

Ata u paraqiten para Gjykatës së Sarandës për t’u përballur me një sërë akuzash, pas zbulimit se dy të parët janë autorë të ngjarjes së 12 shtatorit në mbrëmje, ku me maska dhe armë mësynë në Bar-Restaurant “Sunset” dhe goditën me sende të forta në sy të familjarëve Elidon Kushovën.

Mësohet se tre të arrestuarit, banues në Sarandë, ditën e hënë më 12 shtator rreth orës 22:30, të maskuar dhe me armë kanë hyrë në restorantin ku po qëndronte i dëmtuari dhe kanë qëlluar me sende të forta 42-vjeçarin Kushova, teksa në lokal ka pasur dhe klientë të tjerë. Kushova ka qenë duke darkuar me familjen kur e qëlluan.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, autorët janë larguar ma shpejtësi me një automjet tip Ford, me targa italiane për t’u arrestuar të shtunën. Të arrestuarit dyshohen nga policia edhe për vepra të tjera penale dhe konsiderohen si persona me rrezikshmëri të lartë.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.