Një 52 vjeçar është arrestuar nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier pasi është konstatuar i dehur në timon.

Njoftimi/ DVP Fier

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasin Xh. M., 52 vjeç, banues në Himarë, është kapur nga shërbimet e Policisë në Lushnjë, duke drejtuar automjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. Gj., 54 vjeç, banues në Divjakë, pasi ka kanosur për shkak të detyrës shtetasin G. Sh., 44 vjeç, me detyrë Inspektor në Agjensinë Rajonale të Mjedisit Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *