Policia arrestoi të premten një shtetas shqiptar në kërkim në lidhje me një vrasje të kryer 21 vite më parë.

I dyshuari u arrestua teksa tentoi të kalonte përmes pikës kufitare të Kakavijës, pasi policia konstatoi se për të ishte lëshuar një urdhër arresti.

Vrasja e kryer prej shqiptarit ndodhi në një biznes të përpunimit të mermerit në qytetin Kanallaki, pranë Prevezës, në Greqinë perëndimore.

Shqiptari akuzohet se ka goditur dhe plagosur për vdekje me mjet një punëtor tjetër të huaj.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.