Shtetasi 54 vjeçar me iniciale K. M. banues në Tepelenë është proceduar penalisht pasi policia i ka gjetur në hotelin në pronësi të tij një emigrant pakistanez.

Njoftimi/ DVP Gjirokastër

Procedohen penalisht 5 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”, në ngarkim të shtetasit K. M., 54 vjeç, banues në Tepelenë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në hotelin në pronësi të tij, u gjet i strehuar një shtetas pakistanez (emigrant i paligjshëm).

Po nga këto struktura u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në ngarkim të shtetasve K. S., 19 vjeç dhe A. S., 18 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Gjithashtu u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit”, në ngarkim të shtetasit A. S., banues në Patos, pasi në datën 12.09.2022, ka tentuar të kalojë në mënyrë të paligjshme në Pikën e Kalimit Kufitar Kakavije.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprën penale “Peshkimi i ndaluar”, në ngarkim të shtetasit A. K., 52 vjeç, banues në fshatin Këllëz, Gjirokastër, pasi është konstatuar duke peshkuar në liqenin e fshatit Mingul, ku nuk lejohet peshkimi.

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.