Një 50 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi i është gjetur naftë e kontrabanduar.

“I arrestuari është 50 vjeçari me inicialet I. Sh., banues në rrugën “Kasem Shima”, Tiranë”, njofton policia.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e jashtme të banesës së shtetasit I. Sh., janë konstatuar 2 depozita të vendosura nën tokë, të mbushura me naftë.

Mbi të rëndojnë veprat penale “Kontrabanda me mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Fshehja e të ardhurave”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.