Lajme

I gjetën 670 kg marijuanë brenda gurit të mermerit, shqiptari i merr 150 mijë euro Italisë

Arjan Llanaj është shqiptari i cili bëri 21 muaj burg gabimisht në Itali dhe u dëmshpërblye me një shumë të majme për kohën e padrejtë që kaloi pas hekurave.

46-vjeçari kreu burg nga janari i vitit 2014 deri në shtator të vitit 2015.

Prokurori kishte kërkuar për të 8 vite burg dhe 120 mijë euro gjobë, por shqiptari fitoi lirinë pas vendimit të gjykatës së Frosinones.

Shqiptari kërkoi gjithashtu në Gjykatën e Apelit në Romë t’i njiheshin dëmet e pësuara.

Historia e pazakontë e Llanajt nisi kur po drejtonte një kamion që transportonte një bllok mermeri me lartësi 2.85 metri e gjerësi 2.10.

Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve me vinç, brenda masës së gurtë të bllokut të mermerit u zbulua 670 kg lëndë narkotike e tipit marijuanë.

Llanaj u deklarua i pavetëdijshëm për ngarkesën dhe pajtimtarin, duke shpjeguar se thjesht kishte ndjekur udhëzimet.

Ngarkesa e destinuar për në Genova, u “devijua” formalisht për në Romë.

Nga sekuestrimi i lëndës narkotike përfunduan në pranga 5 persona, mes tyre edhe shqiptari.

Mbrojtja u mbështet gjatë procesit gjyqësor në telefonatat e bëra të shoferit me pajtimtarin, pasi dy të parët kishin hequr dorë.

Gjatë përgjimeve u detektuan disa shprehje të përdorura nga ana e organizatorëve të trafikut për shoferin, si mënyrë për të treguar distancën shoqërore mes tyre.

Tjetër tregues i palës mbrojtëse ishte edhe pjesa ku ata e cilësonin shoferin si “ai i herës së ardhshme” dhe jo si “miku ynë”.

Tashmë Llanaj është kthyer në Shqipëri ku ka rinisur punën si shofer.

Loading…

Show More

Related Articles