Është arrestuar mbrëmjen e kësaj të enjte në Berat nga forcat operacionale, ish-shefi i Policisë Dhërmi, Sokol Bode.
Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK si i përfshirë në trafikun e drogës sëbashku me grupin e Habilajve dhe në 22 prill të këtij viti u dënua me 12 vite burg.
Nga të cilat do të vuajë 8 vite.

Ish-zyrtari i policisë së Vlorës përfitoi nga gjykimi i shkurtuar një zbritje prej katër vitesh.
Bode është një prej tre ish-drejtorëve të rendit për të cilët u lëshua urdhër-arresti nga Prokuroria.
Sokol Bode u vu në qendër të vëmendjes në vitin 2017 pasi iu publikuan foto në të cilat ai shfaqjes së bashku me vëllezërit Habilaj, dy prej të cilëve janë arrestuar nga drejtësia italiane pak kohë më parë për trafik droge.
Emri i Bodes ishte në të njëjtën dosje me ish-ministrin Saimir Tahiri, por çështja ndaj tij dhe Kohilës u veçua për t’u gjykuar në mungesë.
Bazuar në hetimet e drejtësisë italiane dhe asaj shqiptare përfundoi në burg edhe ish-ministri Tahiri, pasi u dënua me vendim të formës së prerë për “shpërdorim detyre” më 24 shkurt.
Ndërkohë akuzat e SPAK ndaj Tahirit për trafik narkotikësh dhe grup të strukturuar kriminal u rrëzuan si të paprovuara.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.