Një 40-vjeçari shqiptar në Greqi, i është vendosur zjarri në makinë 2 herë brenda 24 orësh.

Sipas mediave greke, fillimisht më 12 gusht, persona ende të paidentifikuar i vunë flakën mjetit të shtetasit N.E. të cilën e kishte parkuar afër banesës së tij në Patisia.

Si pasojë e zjarrit, u dogj pjesa e përparme e mjetit të shqiptarit. Policia gjeti në vendngjarje një shishe me gaz butani dhe mbetje plastike.

Më pas, një ditë më vonë në 13 gusht, rreth orës 03:05 i është vendosur sërish flaka, por kësaj rradhe, mjeti u dogj plotësisht.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrëfikëse por mjeti u shkrumbua totalisht. Edhe këtë herë, policia gjeti 2 shishe me gaz butani dhe mbetje plastike.

Duke u nisur nga provat, autoritetet greke dyshojnë se janë të njëjtët autorë të dy zjarrvënieve.

Ndër të tjera, policia po heton edhe mbi 40-vjeçarin shqiptar për konfliktet e mundshme që ka pasur ai.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *