Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 21 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë për veprën penale “Vjedhja”;

D. D., 16 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës, kanë vjedhur një shumë parash dhe paketa me cigare, në kioskën në pronësi të shtetasit A. M.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Vodhën një shumë parash dhe paketa cigaresh, në një kioskë, vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i dënuar 3 herë për vjedhje.

Dy të arrestuarit, të dyshuar edhe si autorë të vjedhjes në një kioskë tjetër.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Berat arrestuan në flagrancë shtetasit:

K. D., 21 vjeç, banues në Berat, i dënuar 3 herë për veprën penale “Vjedhja”;

D. D., 16 vjeç, banues në Berat.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë natës, kanë vjedhur një shumë parash dhe paketa me cigare, në kioskën në pronësi të shtetasit A. M.

Gjithashtu dyshohet se këta shtetas, më datë 17.09.2022, kanë vjedhur një shumë parash në kioskën e shtetasit F. M.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura dhe mjetet me të cilat autorët kryenin vjedhjet.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.