Diploma e Infermierisë shihet si pasaporte nga të rinjtë për të punuar në vendet e BE e për pasojë mbetet dega më e kërkuar edhe në universitetin e Vlorës. Interes i ulët për mësuesinë, edhe pas shpalljes degë prioritet kombëtar.

nfermieria, mbetet edhe këtë vit dega më e kërkuar për studime në universitetin e “Ismail Qemali” në Vlorë.

“Nga 240 kuota janë plotësuar 210”.

Studentët e shohin diplomën në infermieri si “pasaportë” për punësim në vendet më të zhvilluara.

“Ka të bëjë kjo vetëm më kërkesat e tregut por edhe cilësia e mësimdhënies, njohja e diplomës që ofron ky fakultet kudo në vendet që këta studentë kanë shkuar”.

Shpallja prioritet kombëtar dhe lehtësirat e ofruara nga qeveria, nuk ka dhënë efektin e kërkuar për degën e mësuesisë.

“Jemi si në vitin e kaluar me disa probleme.”

Universiteti i Vlorës kishte 1600 kuota për këtë vit të ri akademik, 50 % të cilave mësohet se janë plotësuar që në raundin e parë të regjistrimit që përfundon më 15 shtator./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.