Teknologji

Instagram vjen me risinë që e prisnim të gjithë, postimi i story-ve me një opsion të ri

Instagram, një prej aplikacioneve më të përdorur online këdo të sjellë një risi për përdoruesit e tij.

Kur dikush do t’ju bëjë tag në një Instastory dhe emri juaj do të jetë i klikueshëm në vend që fotoja të shkojë direkt në direct message, ju do të keni mundësi ta ripostoni në çast në profilin tuaj.

@Mention Sharing, quhet opsioni i ri i cili hapet me një popup i cili shkruan “Përdoruesi që keni përmendur mund ta ripostojë këtë story për 24 orë”.

Personi që keni përmendur do të ketë mundësi ta shtojë në profilin e tij me anë të këtij opsioni.

Kur story të postohet, ndjekësit tuaj do të mund të shohin emrin e personit që ju ka bërë tag i pari.

Ky përditësim vlen vetëm për llogaritë publike dhe tani është në dispozicion si pjesë e Instagram version 48 për Android dhe iOS.

Show More

Related Articles