Shqipëria ofron një kuadër ligjor mjaft miqësor, sa i takon investimeve të huaja.
Flukset e investimeve të huaja direkte, (IHD) po ndjekin trendin në rritje vitet e fundit dhe ato mbështesin ekonominë vendase, në mënyrë të qëndrueshme.
Të dhënat e Bankës Qendrore tregojnë se, investimet kanadeze në Shqipëri u rritën në 1.34 miliardë euro në 6-mujorin e parë të 2022. Në vendin tonë operojnë kompani prestigjioze kanadeze në sektorë strategjikë si energjia, minierat, infrastruktura etj.
Teksa gjatë këtij fillim viti, rritje shënuan investimet edhe nga shtete të tjera.
Banka e Shqipërisë bën të ditur se, vendet e BE-ja kryesojnë në totalin e investimeve të huaja direkte në Shqipëri, duke zënë 54.2% të stokut total të IHD-ve. Vendet kryesore përfshijnë Italia, Holanda, Gjermania, Turqia, Zvicra etj.
Ndërsa sektorët ku janë fokusuar IHD-të, janë energjia dhe miniera, të ndjekura nga sektori i informacionit dhe komunikimit, shërbimet financiare etj./ATSH