Analistja e ekonomisë Irena Beqiraj, ish-zëvendësministre e Financave thotë se në Shqipëri nuk ka mendim ekonomik.

E ftuar në emisionin “Drejt” në Rtv Ora, Beqiraj ju referua ndërtimit të aeroporteve kur tha se në Shqipëri mblidhen dy njerëz, dhe pasi hanë darkë dhe pinë verë vendosin që aeroporti do ndërtohet në Vlorë dhe jo në Sarandë.

Beqiraj: Në Shqipëri nuk bëhet mendim ekonomik. Në Shqipëri kemi dy njerëz që hanë darkë, pinë verë dhe vendosin në fund fare se aeroporti duhet bërë në Vlorë dhe jo në Sarandë. Nëse ndokush mund të më sjellë një studim pse në Vlorë, nuk jam kundra, shumë mirë që bëhet në Vlorë, unë jam nga Vlora dhe dua çdo gjë të ndodhë në Vlorë.

Por mendimet ekonomike i bëjnë Institutet e Studimit që te ne terësisht mungojnë fare. Nuk ka asnjë qeveri, ministri që të ketë mundësi të bëjë të gjithë politikat. Ka nevojë për informacion, mendime të pastra, të studiuara nga institucione të pavarura dhe shkencore./oranews

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato.