Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana kanë finalizuar operacion e koduar “Torino” ku është arrestuar një person me qëllim ekstradimin drejt Italisë.

Polica bën me dije se 38-vjeçari ishte në kërkim ndërkombëtar si pjesëtar i një organizate kriminale në fushën e narkotikëve.

“Policia e Lezhës dhe Interpol Tirana, pas marrjes së informacionit për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim ndërkombëtar, finalizuan operacionin policor të koduar “Torino” si rezultat i të cilit u kap në Lezhë dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin, shtetasi: E. D., 38 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Torinos, Itali, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, në formën e bashkëpunimit organizatë kriminale, parashikuar nga Kodit Penal italian.” – njofton policia.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Roma dhe agjencitë ligjzbatuese, vijon procedurat për ekstradimin e 38-vjeçarit drejt Italisë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *