LajmeTe gjitha

Itali, arrestohet shqiptari me drogë, i sekuestrohen edhe 23,700 euro

Pas një kërkimi dhe hetimi, karabinierët u gjetën përballë pazarit më të madh të drogës.

Një 46-vjeçar shqiptar me iniciale A. A., është arrestuar në Itali ditën e enjte pasi u ndalua nga policia italiane ndërsa kontrolluan makinën e tij Fiat Punto. Shqiptari A. A., punonte si punëtorë në shtetin Italian.

Pas një hetimi të plotë dhe kontrolli të bërë në shtëpinë e tij në provincën e Ceggia të qytetit të Venecias, u kapën 35 gram kokainë dhe 373 gram kanabis.

Policia Italiane sekuestroi gjithashtu edhe 23 mijë e 700 euro kesh.

Në shtëpi ju gjetën edhe materiale për paketimin e dozave të drogës.

Emigrantit ju bllokuan edhe 2 telefona celularë ndërsa për momentin është në arrest shtëpie në pritje të hapjes së gjyqit.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: