Italia është vendi anëtar i Bashkimit Europian që gjatë tremujorit të dytë të vitit 2022, (1 prill-30 qershor) ka regjistruar numrin më të lartë të masave të lëshuara për dëbimin e ritadhesimin e emigrantëve me origjinë nga vendet extra-BE.

Janë 6020 urdhëra dëbimi të lëshuara nga autoritetet italiane e kryesisht ndaj shtetasve me kombësi algjeriane, marokene, shqiptare e tuniziane.

Të dhënat janë publikuar nga Eurostat e Italia është vendi komunitar që gjatë këtij tremujori ka shënuar një rritje me + 2 215% të personave emigrantë që i është urdhëruar të largohen nga vendi. Nga 260 në tremujorin e parë të 2022, në 6020 në tremujorin e dytë.

Në varësi të kombësisë, personat e dënuar për të braktisur një vend anëtar të BE janë 83170 algjerianë, 7235 marokenë, 6640 shqiptarë e 6280 pakistanezë.

Sa i takon udhërave të dëbimit të ekzekutuar gjatë këtij tremujori, janë 2650 shqiptarë të debuar e Franca është vendi për numrin më të lartë të urdhër ekzekutimeve pëe riatdhesimin e tyre me 3580, ndjekur nga Gjermania me 1770 e Austria me 1635.

Ndërsa Franca kryeson listën e urdhër-ekzekutimeve për t’u ritdhesuar, Italia është në krye të listës për numrin e urdhërave të lëshuara për dënim. Ndërsa masat e ekzekutuara, Italia ka kaluar nga 80 ritadhesime në tremujorin e parë të 2022, në 660 riatdhesime, pra me një rritje +1000%.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *