KultureTe gjitha

Ja kërkesat e Italisë fashiste që Mbreti Zog refuzoi para pushtimit të Shqipërisë

Nga Aurenc Bebja

Gazeta franceze, “Ce Soir”, ka botuar, të martën e 11 prillit 1939, në faqen n°3, gjashtë kërkesat e Italisë fashiste për të sunduar Shqipërinë, të refuzuara asokohe nga Mbreti Zog.

Blogeri Aurenc Bebja, nëpërmjet faqes së tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, sjell përmbajtjen e tyre për lexuesin shqiptar :
“Dibër, 10 prill. – Një personalitet shqiptar dha detajet e mëposhtme mbi kërkesat italiane të refuzuara nga Mbreti Zog, Qeveria dhe Parlamenti i Tiranës përpara pushtimit.

Këto ishin kërkesat në vijim, të cilat pasqyrojnë regjimin që Italia i rezervonte Shqipërisë së mundur :
1.Të drejtën për të zbarkuar forca ushtarake në çdo kohë dhe kudo në territorin e Shqipërisë;
2.Mbikëqyrje dhe kontroll nga autoritetet ushtarake italiane në të gjitha punët publike shqiptare : fortifikimet, rrugët, urat, portet etj.;

3.Garantim të të gjitha të drejtave civile të gëzuara nga shtetasit shqiptarë për italianët që jetojnë në Shqipëri, duke përfshirë gjithashtu të drejtën për të qenë deputet, ministër, etj.;

4.Heqjen e Ministrisë së Jashtme, interesat shqiptare jashtë vendit do të përfaqësohen nga punonjësit diplomatikë dhe konsullorë italianë;

5.Emërimin e sekretarëve të përgjithshëm italianë në të gjitha ministritë shqiptare;

6.Ministri italian në Tiranë do të jetë anëtar i qeverisë shqiptare dhe, nga ana tjetër, ministri shqiptar në Romë do të jetë anëtar i qeverisë fashiste.”

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: