LajmeTe gjitha

Ja si mund të kalojnë rrugën Vlonjatët në një ditë si kjo

Një tjetër zonë problematike përsa i përket ditëve me reshje shiu në stinën e dimrit është edhe Rruga tek ish-Shkolla e Naftës. Pamjet e siguruara nga Vlora News përcjellin edhe një herë vështirësinë që haset nga qytetarët në Vlorë, të cilët të gjendur përballë një situate të tillë ku aksi është i tejmbushur nga uji, u duhet që në këto temperatura të ulta të  përveshin pantallonat e këmbëzbathur të kalojnë nga njëri kah i rrugës në tjetrin për të shkuar në shtëpi.

Por jo vetëm kaq,  sjellim në vëmendje që pusetat nuk janë të pajisura me kapak, ndaj fati i gjithsecilit që qarkullon në qytet nisur nga nevoja të ndryshme personale apo familjare te jetë në dorë të zotit, pasi nëse do të kenë fatin e keq do të përfundojnë me gjymtyrë të copëtuar.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: