OpinionTe gjitha

Ja si u liruan të burgosurit e mbetur të kampit famëkeq

73 vjet me pare me 27 janar 1945, Ushtria e Kuqe cliroi kampin e Auschwitz, duke liruar te burgosurit e mbetur te ketij kampi famekeq. Sovjetikët zbuluan rreth 7 mijë persona ende të gjallë në kamp.

Fotografia e Saimir Kadiu

Nga viti 1940 deri në 1945 të paktën 1,1 milion persona kanë vdekur në Auschwitz-Birkenau, 960.000 prej të cilëve burra, gra dhe fëmijë hebrej të shpërngulur nga vendet e Evropës së pushtuar nga nazistët. 75 mijë polakë, 21 mijë ciganë dhe 15 mijë sovjetikë u vranë gjithashtu në këtë kamp. Fillimisht nga një kamp përqendrimi për 10 mijë persona, Auschwitz u shndërrua në uzinë shfarosje masive dhe u shtri deri në tre kilometra, u pajis me dhoma gazi të lidhur me krematoriume.

Fotografia e Saimir Kadiu

Gjatë operacionit për çlirimin e kampit humbën jetën 230 ushtarë sovjetikë. Personazhe si Anne Frank, Viktor Frankl,Maximilian Kolbe, Primo Levi,Witold Pilecki, Edith Stein,Simone Veil, Rudolf Vrba, Elie Wiesel ishin midis te burgosurve te ketij kampi.

Fotografia e Saimir Kadiu

Nga te burgosurit e njohur qe permenda me lart vetem 2 prej tyre mbijetuan dhe jetuan gjate : Simone Weil ( ish presidente e Parlamentit evropian, vdiq me 30 qershor 2017) dhe Elie Wissel ( Laureat i Cmimit Nobel per Paqen, vdiq me 2 korrik 2016). 

Fotografia e Saimir Kadiu

Witold Pilecki nje nga oficeret me te famshem te Polonise, i shpetoi nazisteve por u vra nga komunistet polake ne vitin 1948. Ne librin e tij “ Auschwitz…Pertej Trimerise”, Michael Schudrich, Kryerabini i Polonise ka shkruar: “Kur zoti krijoi njeriun, ai pati ne mendje qe duhet te ishte si kapiteni Pilecki”.Nga Saimir Kadiu.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

%d bloggers like this: