LajmeTe gjitha

Ja zonat e përmbytura në Vlorë

Reshjet intensive që përfshin qytetin e Vlorës kanë kthyer pothuajse në të pakalueshme disa nga akset kryesore. Nën ujë janë, aksi pranë Portit të Vlorës, Bulevardi Vlorë-Skelë, lagja  29 Nëntori. Vlora News ka përcjell situatën në terren dhe vështirësinë që po hasin jo vetëm drejtuesit e mjeteve por edhe qytetarët.

Kjo është një situatë e përsëritur sa herë që bien reshje, dhe pse flitet për gadishmëri në këtë gjendje të krijuar asnjë masë nuk po merret për shmangien e krijimit të situatave të tilla, ku uji ka vërshuar tashmë në katet e para të bizneseve apo shtëpive duke nxjerr jashtë përdorimit cdo orendi, e shkakton dëme të konsiderueshme që vështirë të përballohen nga xhepat e qytetarëve.Ndërkohë njoftimi i Bashkisë Vlorë është;

Njoftim ! Sipas meteorologëve parshikohen shira dhe erëra të forta në Vlorë  Të gjithë punonjësit e Bashkise Vlorë janë në gadishmëri të plotë Ju lutemi merrni masat për të shmangur përmbytjet në banesat apo bizneset tuaja.

Show More

Related Articles