Ka nisur normalisht lëvizja e automjeteve në Kakavijë pasi pala greke shtoi sportelet.

Kjo erdhi pas një situate të rënduar trafiku të paraqitur paraditën e sotme ku u krijuan radhë kilometrike të automjeteve në një distancë prej 4 km.

Sipas informacioneve bëhet e ditur se situata e rënduar në trafik u krijua si pasojë e mungesës së shërbimit të sporteleve nga ana greke.

Mësohet se grekët punonin vetëm me 2 sportele në dalje dhe 2 sportele në hyrje. Ndërsa pala shqiptare punonte me katër sportele në hyrje dhe tre ne dalje.

Lascia un commento

Il tuo indirizzo email non sarà pubblicato. I campi obbligatori sono contrassegnati *