Drejtuesit në autostradës I-40 të Oklahomas u përballën me një surprizë të madhe të mërkurën, pasi një kamion që kishte lodra seksi u përmbys në autostradë.
Incidenti ndodhi në autostradën I-40 pranë Mustang Road në periferi perëndimore të Oklahoma City.
Kamioni u rrokullis pasi u përplas me një automjet tjetër, duke lënë qindra kuti me dildo dhe lubrifikantë të shpërndara nëpër autostradë.
Departamenti i Policisë së Oklahoma City konfirmoi se kamioni kishte “derdhur” lodra në autostradë, megjithëse nuk u ndanë detaje të mëtejshme.
Fatmirësisht nga aksidenti nuk ka pasur të lënduar. Disa korsi të autostradës u mbyllën ndërsa autoritetet po punonin për të pastruar rrëmujën.