Një 28 vjeçar është arrestuar ditën e sotme pasi në kopështin e tij u gjetën të mbjella disa bimë kanabis.
Me finalizimin e operacionit “Grecalli” u arrestua Xh. Th., 28 vjeç, banues në Grecalli, Fier, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.
“Në tokën në pronësi të shtetasit Xh. Th., shërbimet e Policisë gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegies,” njoftoi policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.