LajmeTe gjitha

Kapet 500 kg drogë, 1 i arrestuar

Gjatë një aksioni policor të zhvilluar këtë të martë një sasi e konsiderueshme droge është sekuestruar në Tepelenë.

Nga informacionet paraprake mësohet se sasia e lëndës narkotike, e paketuar shumica në thasë të zinj, është rreth 500 kg, ndërsa një person është arrestuar. Burime thanë se në pranga është vënë Zeman Kordha, ndërsa një tjetër person është shpallur në kërkim policor.

Ky aksion shënon një nga ngarkesat më të mëdha të kapur së fundmi në Gjirokastër. Droga dyshohet se do trafikohej drejt Greqisë.

Më shumë

Artikuj të ngjashëm

Lexoni edhe...

Close
%d bloggers like this: